70 mijë euro u mblodhën për pak kohë për Lulin e prekur nga sëmundja e rëndë: Kosovarët po tregojnë zemrën e mirë, duhet veç edhe pak - NACIONALE

70 mijë euro u mblodhën për pak kohë për Lulin e prekur nga sëmundja e rëndë: Kosovarët po tregojnë zemrën e mirë, duhet veç edhe pak

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktori Lulzim Rexha është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit. Aktualisht po ndodh një organizim online për t’i ndihmuar atij që të mbledhë një shumë parash për të vazhduar trajtimin e kushtueshëm në Gjermani.

Ne do ta promovojmë këtë organizim për ta ilustruar para jush shpirtin kolektiv dashamirës të kosovarëve dhe për ta rritur edhe më shumë ndihmën për të cilën ai ka nevojë.

Organizimi i mbledhjes së fondeve është bërë nga nipi i tij në platformën GoFundMe. Nga 90 mijë euro të kërkuara, deri në këto momente janë mbledhur afër 70 mijë. Duhen pra, edhe 20 mijë euro tjera.

Mes njerëzve dashamirës që kanë dhuruar ka edhe donacione me shifra mjaft të larta. Ta zëmë Arsim Vladi i ka dhuruar 2000 euro. Bekim Guri 1100. E plot të tjerë nga 1000.

1156 vetë deri tash kanë dhuruar para në këtë faqe për Lulzimin. Nëse dëshiron të dhurosh edhe ti, mjafton ta prekni “Donate Now”, të përcaktoni shumën dhe të ndiqni udhëzimet.

VIDEO:

Lajme të ngjashme