12 vjeçari problematik në Shtime, institucionet s’kanë zgjidhje (Pamje të rënda)
Në redaksinë e Nacionales, ditë më parë ka arritur një video shqetësuese, ku shihet një i mitur duke goditur rëndë një të mitur tjetër. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtimes.
Gazetarja Leonora Kolukaj, ka takuar të miturin (viktimë) e rrahjes si dhe ka biseduar me të gjithë akterët relevant, për të parë se a janë në dijeni për rastin dhe a po e trajtojnë atë.
“Më kanë kapë më kanë shti në kantë të bërllokut. Nuk e di, jam kanë tuj ardhë te shpia, më kapën, pse ke sha andej këndej, më kapën tani.. (Familja) e ka pa në tiktok videon. Nuk i ka një muaj që ka ndodhë. Më kapën qaty, më rrehën, bonen video. Unë send nuk kesh tuj thanë, më thanë pse m’ke therrë. Thash kush t’ka therrë more? Po (në polici kam shku). Më kanë thënë mos me nejtë me të, por s’po kam çare pa shku, vijnë me m’marrë me kerr, s’di çka bëjnë ata në kerr, po unë nuk e kam marrë se jam tutë, kam zhdrypë prej kerrit”, rrëfen viktima (i mituri, emër i njohur për Redaksinë).
Nëna e viktimës, Shyhrete Berisha, thotë se djali i saj ka probleme të vazhdueshme si pasojë e sjelljeve të të miturit tjetër.
“Prej klasës së parë deri në të gjashtën, djali më ka pasë gjithë problem, gjithë ma ka ngucë ai nxënës. Jemi anku në Polici, më kanë thënë policia fëmijë është”, tha ajo në një prononcim për Nacionalen.
Edhe kujdestarja e klaës ku vijon mësimin i mituri problematik, thotë se kjo situatë është mjaft shqetësuese.
“Po, është i paraqitur si rast problematik edhe në drejtorinë e shkollës, edhe në polici edhe në Qendrën për Punë sociale. Është nxënës problematik, rastet janë të hapura në polici, por në njëfarë forme po obligohemi ose po mundohemi me mbajtë në shkollë.
Nëse sot i them (S., - emër i të miturit, i njohur për Redaksinë), mos bëj më kështu, ai prapë e përsëritë pas pesë minutash”, na tha kujdestarja e klasës, Gentiana Tërshana.
Sipas ushturesit te detyrës së drejtorit në Qendrën për Punë Sociale, Adem Ramadani, \ hapat që ata kanë ndërmarrë lidhur me rastin, janë si në vijim,
“Po për rasitn jemi njoftu frik tash, policia na i ka dërgu incizimet dhe i kemi thirrë akterët cka na e ka marrë mendja q ëjanë në rast. E kemi intervistu familjen. Fëmija është i mitur, s’un merret policia me të, kemi vendosë me e dërgu te psikologu në Prishtinë, Me sa e kemi pa na (S.,) ka nevojë për trajtim edhe nëna e tij. Ata nuk po e pranojnë por…na e kemi pa që kanë nevojë të dytë për psikologun”, thotë ai.
Nëna e të miturit problematik, Xh.S., i tha Nacionales:
“Problematik është ngapak, por fëmijë është, përmirësohet. Po e dimë e ka rrehë, në shkollë a në rrugë një djalë ashkali, çka me bë tash na s’un i mbysim fëmijët. Gabime bën, po çka me i bë, jam e shqetësume po çka me bë”.
Lidhur me këtë rast, nga Policia, Nacionale mori përgjigjen si në vijim:
“Më 16.02. 2025, Stacioni Policor në Shtime, ka siguruar një video të publikuar në rrjete sociale, ku paraqitet një incident mes dy personave të mitur, të dy meshkuj nën moshën 14 vjeç. Njësia e Hetimeve, përkatësisht sektori për trajtimin e incidenteve me të mitur, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për të mitur. Njëkohësisht, është mbajtur një takim urgjent me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, me qëllim trajtimin e këtij rasti. Të gjitha veprimet policore të ndërmarra lidhur me këtë rast, janë raportuar te Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të regjistrohet përmes një shënimi zyrtar.
Dokumentacioni i plotë i lëndës i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale për veprime të mëetjshme.
Zyra e Informimit, Ferizaj”.