Zyrtare: Timo Werner konfirmon largimin nga Chelsea dhe kalon te RB Leipzig
Tashmë është zyrtare, sulmuesi Timo Werner i është bashkuar RB Leipzigut nga Chelsea.
Pas dy viteve jo të duhura në "Stamford Bridge", gjermani ka kompletuar transferimin te ish klubi për 20 milionë funte plus bonuset.
Përmes një letër emocionuese, Werner konfirmoi largimin nga Chelsea duke falënderuar tifozët për mbështetjen në këto dy vite.
"Të dashur të kaltër. Sot përfundon udhëtimi im me Chelsea FC. Jam shumë mirënjohës për kohën që kalova në këtë klub të veçante".
"Në këtë pikë do të doja të falënderoja bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe sidomos juve, mbështetës të Chelseas. U ndjeva shumë i dashur dhe i mbështetur gjatë këtyre dy viteve dhe asnjëherë nuk do ta harroj si ju qëndruat prapa meje në kohë të mirë dhe sfiduese".
"Kemi ngritur trofe si Liga e Kampionëve bashkë dhe gjithmonë do ta kujtoj muzikën që kënduat për mua. Jam duke shikuar përpara të luaj në Stamford Bridge sërish një ditë. Shihemi së shpejti, Timo", shkroi ai.
👋 @ChelseaFC pic.twitter.com/ak5cSXiqbR
— Timo Werner (@TimoWerner) August 9, 2022
Pastaj, përmes një postimi të shkëlqyeshëm, Leipzig zyrtarizoi transferimin e Werner.
"Një herë Leipzig, gjithmonë Leipzig", ishte shkruar në mbishkrimin e një video tejet të bukur.
EINMAL LEIPZIG, IMMER LEIPZIG ❤️🔥 pic.twitter.com/dxem0a6WXa
— RB Leipzig (@RBLeipzig) August 9, 2022
Timo Werner ishte një ndër lojtarët që u përdor më së shumti te Chelsea, por që nuk tregoi kualitetin më të mirë.
Pas transferimit që kushtoi afro 60 milionë euro, gjermani nuk arriti të shfaq tërë kualitetin pavarësisht trofeve të fituara.
Brenda dy edicioneve në fanellën e "Bluve" të Londrës zhvilloi 89 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 23 gola dhe dhuruar 21 asistime.
Edicionin e kaluar, ai zhvilloi pak minuta shkaku që humbi pozitën pas Romelu Lukakut e tani edhe Kai Havertz, të cilin Thomas Tuchel e përdorte si qendërsulmues.
Gjermani ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.