Zyrtare: Thomas Muller rinovon me Bayern Munichun - NACIONALE

Zyrtare: Thomas Muller rinovon me Bayern Munichun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun, që do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2025.

Kontrata paraprake ishte paraparë të skadonte në verë, por me këtë marrëveshje do ta kalojë sezonin e 17-të në “Allianz Arena”.

34-vjeçari bëri paraqitjen e 684-të te Bayerni të dielën në fitoren ndaj Stuttgartit në Bundesliga. Gjatë 14 viteve, Muller ka shënuar 237 gola dhe dhuruar 261 asistime.

“Jam i lumtur që do ta vazhdoj rrugëtimin te Bayerni”.

“Dua të luaj pjesën time në lojë dhe klubi të vazhdoj të jetë i suksesshëm, t’i ndihmoj klubit në rrugëtimin e duhur”.

“Dua t’i mbaj tifozët të emocionuar duke shënuar gola dhe krijuar gola, me dashurinë dhe pasionin për lojën që t’i ndihmoj për të fituar më shumë trofe”, deklaroi ai.

Muller, që kishte rol të rëndësishëm edhe te kombëtarja e Gjermanisë në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2014, ka fituar 32 trofe gjatë kohës së tij te Bayern, përfshirë 12 herë titullin e Bundesligas dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

“Thomas Muller i përket Bayernit si Frauenkirche (kishë e famshme) i përket Mynihut. Ishte lindur pak më larg se qyteti, u rrit në klub dhe është legjendë edhe pse vazhdon të luaj. Pak lojtarë mund ta arrijnë këtë. Karriera e tij është e mbushur me rekorde që janë në librat e historisë”, deklaroi presidenti i Bayernit Herbert Hainer.

Këtë sezon, gjermani ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat, mirëpo vetëm shtatë si titullar por arriti të kontribuojë me dy gola dhe pesë asistime.

Lajme të ngjashme