Zyrtare: Thiago Silva në fundin e sezonit largohet nga Chelsea
Mbrojtësi Thiago Silva do të largohet në verë nga Chelsea, pas plot katër viteve.
Braziliani ka qenë fantastik te “Blutë” që kur iu bashkua si agjent i lirë në gushtin e vitit 2020, duke fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s si dhe Kupën e Botës për klube.
Chelsea përmes një komunikate zyrtare njoftoi tifozët për vendimin e Silvas për t’u larguar.
“Pas katër viteve te Chelsea, Thiago Silva do të largohet në fundin e sezonit 2023/24”.
Ndërkohë, Silva me një mesazh emocionues ka falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Chelsea do të thotë shumë për mua. Kam ardhur këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundoi katër vjet. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time.
“Djemtë e mi luajnë për Chelsean, kështu që është një burim i madh krenarie të jesh pjesë e familjes Chelsea – fjalë për fjalë sepse djemtë e mi janë këtu. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.
“Mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj ta lë derën hapur që në një të ardhme të afërt të rikthehem, ndonëse në një rol tjetër këtu.
“Por… është një dashuri e papërshkrueshme. Mund të them vetëm faleminderit”, tha ai.
Four years, countless memories.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 29, 2024
A message from Thiago Silva… pic.twitter.com/f2YbB4GMXY