Zyrtare: Stefano Pioli trajner i Cristiano Ronaldos te Al Nassr - NACIONALE

Zyrtare: Stefano Pioli trajner i Cristiano Ronaldos te Al Nassr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Stefano Pioli është zyrtarisht trajneri i ri i Al Nassr, aty ku do të punojë me Cristiano Ronaldon.

Ish trajneri i AC Milani udhëtoi të mërkurën për të nënshkruar kontratën.

Para se të nënshkruante, atij iu nevojit ta shkëpuste kontratën aktuale që kishte me Milanin, të cilët e shkarkuan në muajin maj, sidoqoftë vazhdonin t’ia paguanin pagën.

Al Nassr përmes një video konfirmoi se Pioli është trajneri i ri, me të cilin synojnë ta fitojnë titullin kampion.

Tekniku italian mbush 59 vjeç muajin e ardhshëm, ndërsa përpos Milanit ka drejtuar edhe klube si Fiorentina, Inter, Lazio dhe Bologna.

Ai para disa javëve ishte afër të arrinte marrëveshje me Al Ittihadin, sidoqoftë gjithçka dështoi në minutat e fundit.

Lajme të ngjashme