Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael - NACIONALE

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit UEFA ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është shtyrë.

Ashtu siç pritej, shkaku i luftës në Izrael, UEFA ka vendosur që ndeshja e paraparë të zhvillohej të dielën të shtyhet për një kohë.

“Ndeshja kualifikuese për Euro 2024 mes Kosovës dhe Izraelit që do të zhvillohej me 15 tetor është shtyrë”.

“Një datë e re për ndeshjen do të njoftohet së shpejti”, shkruhet në komunikatë.

Në fakt, kjo ndeshje veçse ishte paraparë të suspendohej për një kohë, gjë që e konfirmoi edhe presidenti i Federatës izraelite të mërkurën.

“Ne presim të dimë datën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjitha kjo të përfundojë së shpejti”.

Kujtojmë Kosova sonte do ta zhvillojë përballjen ndaj Andorrës me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme