Zyrtare: Sami Sermaxhaj merr "timonin" e Malishevës
Trajneri Sami Sermaxhaj është zyrtarizuar në stolin e Malishevës.
Malisheva pas shkarkimit të Arsim Thaqit ka gjetur menjëherë zëvendësuesin duke ia besuar stolin Sermaxhajt.
Malisheva bëri zyrtare marrëveshjen me Sermaxhaj, por duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë se për sa është nënshkruar kontrata.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
"𝙆𝙚𝙢𝙞 𝙠𝙚̈𝙣𝙖𝙦𝙚̈𝙨𝙞𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙞𝙧𝙢𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝙨𝙚 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞 𝙠𝙖 𝙖𝙧𝙧𝙞𝙩𝙚̈ 𝙢𝙖𝙧𝙧𝙚̈𝙫𝙚𝙨𝙝𝙟𝙚 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙚̈𝙥𝙪𝙣𝙞𝙢𝙞 𝙢𝙚 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞𝙣 𝙎𝙖𝙢𝙞 𝙎𝙚𝙧𝙢𝙖𝙭𝙝𝙖𝙟...
𝙉𝙜𝙖 𝙨𝙤𝙩 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞 𝙎𝙚𝙧𝙢𝙖𝙭𝙝𝙖𝙟 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙙𝙧𝙚𝙟𝙩𝙤𝙟 𝙨𝙠𝙪𝙖𝙙𝙧𝙚̈𝙣 𝙣𝙜𝙖 𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙖 𝙚 𝙆𝙧𝙮𝙚𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞𝙩.
𝙋𝙪𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙗𝙖𝙧𝙚̈ 𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙪𝙠𝙨𝙚𝙨𝙚 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧", shkroi klubi në komunikatë.
Malisheva bëri befasinë në javën e kaluar duke shkarkuar Arsim Thaqin, trajner ky që para dy sezoneve i promovoi në Superligë, e edicionin e kaluar ua siguroi mbijetesën.
Mirëpo, pas disa humbjeve, ata vendosën t’ia ndërprejnë bashkëpunimin, ndërsa trajneri u njoftua për shkarkimin përmes postimi në “Facebook”.
Ai për gazetën Nacionale ditë më parë kishte deklaruar: "Një anëtar i bordit më tha që presidenti ka thënë se nuk ki rezultate as suksese. Derisa unë nuk kam marrë një vendim nga klubi direkt, Facebooku i klubit herë është zyrtar e herë jo, unë duhet të marrë vendim me shkrim për shkarkimin sepse kam kontratë me klubin".
“Presidenti i klubit duhet të ulet të flasë me trajnerin. Ai mund të më shkarkojë njëanshëm por ka detyrime financiare ndaj meje pastaj. Presidenti nuk është ulur me mua për të biseduar për telashet këtë sezon, përveç një herë pas lojës me Gjilanin.”
“Klubet tona duhet të mësohen të jenë profesionale. Nëse ato na i ofrojnë kushtet dhe mundësitë, lojtarët, atëherë si trajner mund të kesh synime. Ne te Malisheva jemi t’u u përballë me infrastrukturë të dobët, ku shumica e lojtarëve kanë telashe me muskuj për shkak të kushteve të këqija stërvitore dhe stadiumit”, kishte deklaruar ai.
Tani, Sermaxhaj do të ketë një punë të vështirë për t’i arritur objektivat e Malishevës.
