Zyrtare: Sacha Boey nënshkruan me Bayern Munichun - NACIONALE

Zyrtare: Sacha Boey nënshkruan me Bayern Munichun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Sacha Boey nga Galatasaray.

Pasi dështuan në afrimin e emrave si Ronald Araujo, “Bavarezzët” u fokusuan në transferimin e talentit francez, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Bayern pagoi rreth 30 milionë euro për shërbimet e Boey, i cili ka deklaruar se është shumë i lumtur me këtë transferim.

“Është ëndërr e bërë realitet për mua. Është nder që të luaj në një klub të madh si Bayerni. Jam duke pritur të takoj skuadrën e re dhe të luaj me këta lojtarë në të ardhmen. Si lojtar, jam mbrojtës që më pëlqen të sulmoj gjithashtu edhe të përfshihem në mbrojtje”.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Bayernit Christoph Freund shtoi se francezi do ta rrisë kualitetin në aspektin defansiv.

“Sacha Boey është shumë i shpejtë dhe fizikisht shumë i fortë si mbrojtës i krahut të djathtë. Vrapon shumë në fushë në çdo lojë dhe nuk është i turpshëm që të bëjë ndërhyrje. Ishte fans te Galatasary dhe është rritur mirë këto vitet e fundit, ka eksperiencë në Ligën e Kampionëve si dhe fitoi ligën sezonin e kaluar. Ai do ta shtojë kualitetin në mbrojtje”.

Lajme të ngjashme