Zyrtare: Rumania vendos ta zhvillojë ndeshjen ndaj Kosovës në stadiumin me 55 mijë ulëse - NACIONALE

Zyrtare: Rumania vendos ta zhvillojë ndeshjen ndaj Kosovës në stadiumin me 55 mijë ulëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Rumanisë ndeshjet e shtatorit, si ndaj Izraelit ashtu edhe ndaj Kosovës ka vendosur t'i zhvillojë në stadiumin më të madh "National Arena" në Bukuresht.

Rumania do ta mirëpret Kosovën në shtator në "National Arena", stadium ky që mban hiq më pak se 55 mijë ulëse.

"Federata e Rumanisë ka njoftuar te UEFA stadiumin ku do t'i zhvillojnë dneshjet në shtator, ku luajmë në shtëpi".

"Kombëtarja e Rumanisë do të zhvillojë dy ndeshje në shtator në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024. Rumania e pret Izraelin më 9 shtator dhe Kosovën më 12 shtator. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në National Arena, nga 21:45", shkruhet në komunikatën e Federatës rumune, përcjellë "gsp.ro".

Kombëtarja e Kosovës fillimisht do ta mirëpres në "Fadil Vokrri" Rumaninë, më saktësisht më 16 qershor dhe ka nevojë me patjetër për fitore që të rikthehet fuqishëm në garë për kualifikueset pasi humbën dy pikë ndaj Andorrës.

Rumania i ka nisur për mrekulli këto kualifikuese duke qenë e dyta në tabelë te grupi I prapa Zvicrës me gjashtë pikë të mbledhura, derisa Kosova renditet e treta me dy sosh.

Përpos Rumanisë, "Dardanët" do ta zhvillojnë edhe ndeshjen ndaj Bjellorusisë, si mysafir që në fakt do të zhvillohet në Hungari, mirëpo ende nuk është caktuar stadiumi.

Lajme të ngjashme