Zyrtare: Romelu Lukakus i plotësohet ëndrra, kalon te Roma
Sulmuesi Romelu Lukaku është prezantuar si transferimi më i fundit i Romës.
Belgu që ditë më parë deklaroi se e ka pas ëndërr të luajë për Romën, ka kompletuar kalimin në formë huazimi pa opsion blerje.
Roma me anë të një komunikate zyrtare njoftoi tifozët për prurjen më të re në skuadër.
“AS Roma është e lumtur të njoftojë transferimin e Romelu Lukakut nga Chelsea në formë huazimi deri më 30 qershor 2024”.
Lukaku gjithashtu ka deklaruar se është i lumtur me skuadrën e re dhe pret ta sheh stadiumin plotë me tifozë.
“Mirëpritja që ky klub dhe këta tifozë më kanë bërë më ka emocionuar dhe përfaqëson një stimul të mëtejshëm për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri. Kam marrë frymë atmosferën e Stadio Olimpico si kundërshtar, ndjeva ngrohtësinë e lojtarëve të Romës dhe sot është mirë të dish që je pjesë e tij”.
"Kam pasur mundësinë të takohem me pronarët ditët e fundit dhe jam goditur nga ambicia e tyre. Tani duhet të punojmë, të jemi të përulur dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje: nga ana ime, mezi pres të vihem në dispozicion te shokët e skuadrës, brenda dhe jashtë fushës”.
La foto che stavi aspettando. 🫡🤫 pic.twitter.com/3pOMydvs7T
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 31, 2023
Lukaku veçse ka nisur stërvitjet te Roma dhe mund të debutojë të premten në derbin ndaj Milanit.