Zyrtare: Rodrygo rinovon me Real Madridin deri më 2028
Real Madrid e ka “blinduar” sulmuesin Rodrygo me kontratë afatgjatë.
Klubi madrilen i beson shumë yllit brazilian andaj ia kanë përmirësuar kontratën, si dhe vendosur një klauzolë të çmendur prej 1 miliard eurove.
Përmes një komunikate zyrtare, Real Madrid konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit me 22-vjeçarin.
“Real Madrid dhe Rodrygo kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, që do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”.
“Rodrygo arriti te Real Madridi në vitin 2019, kur kishte vetëm 18 vjeç. Ai debutoi te Castilla më 14 shtator, derisa më 25 shtator realizoi golin e parë në debutim me ekipin e parë”, shkruhet në komunikatë.
Comunicado Oficial: Rodrygo, renovado hasta 2028.#RealMadrid | #Rodrygo2028
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 2, 2023
Në pesë vite, Rodrygo ka zhvilluar 179 ndeshje, ku ka realizuar 39 gola dhe si fituar tetë tituj, pra Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën Evropiane, 2 herë La Ligan, Kupën e Mbretit si dhe 2 herë Superkupën e Spanjës.
Prioriteti i radhës për Real Madridin do të jetë vazhdimi i kontratës së dy mesfushorëve Edouardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.