Zyrtare: Roberto Martinez largohet nga Kombëtarja e Belgjikës
Roberto Martinez nuk është më përzgjedhës i Kombëtares së Belgjikës.
49-vjeçari ka vendosur të largohet nga stoli i Belgjikës pas eliminimit nga Kupa e Botës "Katar 2022", ku ata nuk arritën ta kalojnë fazën e grupeve, duke përfunduar si pozitë e tretë.
Ishte Federata Belge që përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" njoftoi se Martinez nuk është më përzgjedhës i kombëtares.
"Roberto Martinez ka njoftuar se ai ka ndaluari së qenë përzgjedhës i Belgjikës. Vendimi ishte bërë para se të niste ky turne", shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Martinez deklaroi se është shumë emocional pasi kjo ishte ndeshja e tij e fundit.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit. Ishte shumë emocionale siç mund ta imagjinoni”, deklaroi shkurtimisht ai.
BREAKING: Roberto Martinez steps down as Belgium boss 🇧🇪 pic.twitter.com/9R9FF725Wy
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 1, 2022
Pas 79 ndeshjeve në krye, Martinez largohet nga kombëtarja belge duke pasur 56 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje.