Zyrtare: Rimeçi Joshua – Whyte në fillim të gushtit në Londër
Anthony Joshua do të përballet me bashkatdhetarin e vet Dillian Whyte në 02 Arena në Londër më 12 gusht, në një rimeç të luftës së vitit 2015.
Joshua, 33 vjeç, e kishe nokautuar Dillianin në rundin e shtatë të luftës së tyre të nxehtë britanike tetë vjet më parë, e cila ishte zhvilluar në 02 Arena po ashtu.
Kampioni olimpik Joshua u bë dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë pastaj.
Whyte, 36 vjeç, e humbi mundësinë e vetme për titull të botës kundër Tyson Fury më 2022.
“Kam qenë i qartë se plani im është të jem aktiv këtë vit”, tha Joshua.
“Data është 12 gusht, do të jem gati për luftë. Mezi pres ta kryej punën”, shtoi ai.

Whyte e kishte mposhtur Joshuan me vendimin të gjyqtarëve si amatorë në vitin 2009, duke e vendosur themelin e rivalitetit të egër m të.
Joshua mori hak kur ata u takuan përsëri, këtë herë si profesionistë, në dhjetor 2015.
Ai ishte tronditur në rundin e dytë nga grushtet e Whyte, por e rimori veten dhe fitoi me nokaut në rundin e shtatë.
“Mezi pres të kthehem në 02 Arena në Londër më 12 gusht dhe të luftoj”, tha Whyte.
“Jemi 1 me 1, prandaj ky meç është vendimtar”, shtoi ai.

