Zyrtare: Raphael Varane në verë largohet nga Man Unitedi
Mbrojtësi Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet në verë nga Manchester Unitedi, sapo kontrata t’i skadojë.
Francezi iu bashkua “Djajve të Kuq” në gushtin e vitit 2021 nga Real Madridi dhe pas tre viteve ka vendosur t’i jap fund qëndrimit në “Old Trafford”.
United me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi se Varane do të largohet përfundimisht.
“Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester Unitedi në verë, sapo kontrata t’i skadojë duke ndjekur tre sezonet e kaluara në Old Trafford”, shkruhet ndër të tjera.
Merci, @RaphaelVarane 🇫🇷❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) May 14, 2024
Francezi te Unitedi ka zhvilluar 93 paraqitje deri më tani, duke iu ndihmuar ta fitojnë trofeun e parë pas gjastë viteve, pra Carabao Cupin në vitin 2023 në “Wembley Stadium”.
Varane ende s’ka vendosur për të ardhmen megjithatë u raportua vazhdimisht për një kalim të mundshëm në Arabi, me Al Nassr si destinacioni favorit.