Zyrtare: PSG transferon Arnau Tenas nga Barcelona
Parsi Saint-Germain ka kompletuar transferimin e portierit Arnau Tenas nga Barcelona.
22-vjeçari i është bashkuar klubit francez në një marrëveshje trevjeçare.
Me anë të një komunikate zyrtare, PSG njoftoi nënshkrimin me Tenas, që do të jetë portieri i dytë prapa Gianluigi Donnarummas.
“PSG është e lumtur të njoftojë transferimin e Arnau Tenas. 22-vjeçari portier ka nënshkruar me klubin deri më 2026”.
Le Paris Saint-Germain est heureux d’annoncer la signature d’Arnau Tenas. Le gardien de but de 22 ans s’est engagé jusqu’en 2026 avec le Club. 🔴🔵#WelcomeTenas
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 30, 2023
Ndërkohë, edhe portieri është ndarë tejet i lumtur me nënshkrimin për PSG-në.
“Jam tejet i lumtur që iu bashkova këtij klubi të madh dhe të jem pjesë e familjes së portierëve të PSG-së. Disa portierë të mirë kanë qenë pjesë e historisë së PSG-së. Sigurisht, mendimet e mia shkojnë për Sergio Rico”, deklaroi shkurtimisht ai.