Zyrtare: Premierliga konfirmon pranimin e teknologjisë Gjysmë-Automatike nga sezoni i ri
Premierliga përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se që nga sezoni 2024/25, do të futet teknologjia gjysmë-automatike për pozitë jashtë loje.
Tani në mënrë grafike, VAR-i do të marrë vendmin në kohë shumë më të shpejtë në rastet e dyshimta.
Premierliga në komunikatën zyrtare shkroi:
“Në një mbledhje të aksionerëve të Premierligës, klubet ranë dakord një zëri për futjen e Teknologjisë Gjysmë-Automatike Offside”.
“Sistemi i ri do të përdoret për herë të parë në Premierligë sezonin e ardhshëm dhe parashikohet që teknologjia të jetë gati për t'u futur pas një prej pushimeve ndërkombëtare të vjeshtës”.
“Teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit dhe do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit”, shkruhet në komunikatë.
Premier League clubs have unanimously agreed to the introduction of Semi-Automated Offside Technology from next season
— Premier League (@premierleague) April 11, 2024
It will provide quicker placement of the virtual offside line and high-quality graphics to ensure an enhanced broadcast and stadium experience