Zyrtare: Paulo Fonseca trajner i AC Milanit
Trajneri Paulo Fonseca zyrtarisht është prezantuar në krye të AC Milanit.
Vetëm disa ditë pasi njoftoi largimin nga Lille, Fonseca është rikthyer në Serie A duke e zëvendësuar Stefano Piolin e shkarkuar.
Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti italian prezantoi afrimin e Fonsecas.
“Paulo Fonseca trajneri i ri i AC Milanit. Portugezi iu bashkua klubit në një kontratë trevjeçare”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e skuadrës italiane.
𝐏𝐚𝐮𝐥𝐨 𝐅𝐨𝐧𝐬𝐞𝐜𝐚
— AC Milan (@acmilan) June 13, 2024
Official Statement 👉 https://t.co/8VToZbcKxv
Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/ZTnirAMhqY#SempreMilan pic.twitter.com/mMAkh0vEBR
Fonseca e njeh mirë Italinë shkaku që dikur ka qenë trajner i skuadrës së Romës, duke arritur edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës në vitin 2021.
Një vit më vonë, Fonseca mori drejtimin e Lilles ndërsa arriti t’i kualifikojë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Përndryshe, tekniku portugez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Rossonerët”, me të cilët ka për objektiv titullin kampion.