Zyrtare: Pas datës së prezantimit, Real Madridi e konfirmon se cilin numër do ta mbajë Kylian Mbappe - NACIONALE

Zyrtare: Pas datës së prezantimit, Real Madridi e konfirmon se cilin numër do ta mbajë Kylian Mbappe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka konfirmuar se Kylian Mbappe do ta ketë numrin 9 në fanellën e tij, kështu duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos, pasi të gjithë e dimë se ylli portugez kur ishte transferuar nga Manchester Unitedi kishte filluar me këtë numër në Bernabeu.

Reali ka konfirmuar se Mbappe do të veshë fanellën nr.9 në Santiago Bernabeu. Cristiano Ronaldo e veshi gjithashtu fanellën, pas mbërritjes së tij në klub, përpara se të kalonte përfundimisht në numrin e tij ikonik 7. Mbappe thuhet se vendosi të mos kërkonte numrin 10 të tij të preferuar, të cilin e mban për Francën, për respekt për Luka Modric.

Mbappe kalon te Reali i Madridit pas një Euro 2024 të tmerrshëm. Fituesi i Kupës së Botës shënoi vetëm një herë - në barazimin 1:1 me Poloninë tashmë të eliminuar - pasi Gjelat arritën në gjysmëfinale, ku u mundën nga Spanja dje. Megjithatë, ai do të duhet të paraqitet mirë nëse dëshiron të jetë në linjë me futbollistët tjerë që kanë veshur fanellën me numër 9, e cila më parë është mbajtur nga Ronaldo, Karim Benzema, Emilio Butragueno dhe Alfredo Di Stefano.

Karim Benzema Real Madrid

Mbappe u largua nga Paris Saint-Germain me një rekord mahnitës prej 256 gola dhe 108 asistime në 308 ndeshje. 25-vjeçari gjithashtu ka shënuar 48 gola në 84 paraqitje për Francën.

Kylian Mbappe Francë 2024

Reali po shkon në një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ku do të luajë me Milanin, Barcelonën dhe Chelsean, para finales së Superkupës UEFA kundër Atalantës.

Lajme të ngjashme