Zyrtare: Një tjetër yll në Arabi, Saint-Maximin nënshkruan për Al Ahlin
Sulmuesi këmbëshpejtë Allan Siant-Maxim i është bashkuar skuadrës arabe Al Ahli.
Pas katër viteve te Newcastle United, anësori pranoi ofertën e gjigantit arab.
Newcastle United me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi largimin e sulmuesit, duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Allan Saint-Maximin i bashkohet skuadrës arabe Al Ahli, për një çmim të pazbuluar, duke i dhënë fund qëndrimit katërvjeçare te Newcastle”.
“Francezi na u bashkua nga Nice në vitin 2019 dhe bëri 124 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe regjistruar 21 asistime”, shkroi klubi anglez.
Allan Saint-Maximin has completed his move to Al-Ahli.
— Newcastle United FC (@NUFC) July 30, 2023
Thank you for everything, @asaintmaximin. Best of luck for the future. ❤️
Saint-Maximin ndoshta edicionin e kaluar kaloi sezonin më të rëndësishëm, pasi ndihmoi klubin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, si dhe arritën deri në finalen e Carabao Cup, ku u mposhten nga Man Unitedi.
Përndryshe, pavarësisht që vlera nuk u bë e ditur raportohet se kartoni i tij kushtoi në 30 milionë euro.
Tani, francezi do të jetë bashkëlojtar me Roberto Firminon dhe Riyad Mahrezin.