Zyrtare: Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Brazilin - NACIONALE

Zyrtare: Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Brazilin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Neymar nuk do të jetë në fushë në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në Kupën e Botës në Katar, pasi pësoi dëmtim të ligamentit në kyçin e tij të djathtë të këmbës, këtë e konfirmon mjeku i ekipit kombëtar.

Sulmuesi 30-vjeçar u zëvendësua në minutën e 80-të të fitores 2-0 të së enjtes ndaj Serbisë pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Nikola Milenkovic.

Image

Neymar u ul në bankë me fytyrën e tij të mbuluar me fanellë gjatë trajtimit dhe fotografitë treguan se kyçi i tij i djathtë ishte i fryrë.

Image

Mbrojtësi i djathtë Danilo gjithashtu do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës.

Brazili përballet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të Grupit G të hënën me fillim nga ora 17:00, përpara se të luajë me Kamerun të premten e ardhshme në ndeshjen e fundit në grupe.

“Neymar dhe Danilo kaluan një MRI të premten pasdite dhe ne gjetëm dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës të, të dyve”, tha mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar.

"Është e rëndësishme të jemi të qetë dhe të vlerësojmë dita-ditës. Ideja është t'i rikuperojmë ata për pjesën tjetër të garës", shtoi ai.

Duke folur pas fitores kundër Serbisë , trajneri i Brazilit Tite tha se ata ishin "të bindur që Neymar do të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës" dhe se ai "nuk e pa se ishte i lënduar - kapaciteti që ai ka për të kaluar pa u vërejtur më mashtroi edhe mua".

Image

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka pësuar një sërë problemesh me dëmtimin e këmbës së djathtë gjatë viteve të fundit.

Ai humbi Kupën e Amerikës në vitin 2019 pasi pësoi këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë dhe ishte jashtë për disa javë në vitin 2021 me një dëmtim të ngjashëm.

Neymar u faullua nëntë herë gjatë lojës kundër Serbisë, duke u bërë futbollisti që u ndërhy më së shumti në të në mënyrë të palejueshme në këtë Botëror.

Lajme të ngjashme