Zyrtare: Newcastle United kompleton transferimin e Harvey Barnes
Newcastle United ka kompletuar blerjen e sulmuesit Harvey Barnes nga Leicester City.
Skuadra angleze përmes një video të shkurtër konfirmoi që Barnes i është bashkuar klubit.
“Newcastle United është e lumtur të njoftojë transferimin e sulmuesit Harvey Barnes për një çmim të pazbuluar”.
“25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë transferimi i tretë këtë verë pas prurjeve premtuese të Yankuba Minteh dhe Sandro Tonalit”.
✍️ We are delighted to announce the signing of Harvey Barnes from Leicester City on a five-year deal.
— Newcastle United FC (@NUFC) July 23, 2023
Welcome to Newcastle United, @harveybarnes97! ⚫️⚪️
Barnes është ndarë tejet i lumtur me këtë transferim, ku mezi pret ta dëshmojë vetën dhe të ndihmojë klubin me gola dhe asistime.
“Jam i lumtur. Është klub i mrekullueshëm dhe mundësi masive të përfshihem në një skuadër të sukesshme që bën gjëra emocionuese”.
“Mendoj se është ëndrra e një sulmuesi që të vjen në një skuadër të tillë, është në vend të lartë, fizikisht kërkuese mund ta shohësh çmimin e kësaj falë shanseve dhe golave, prandaj mendoj se do t’i përshtatem stilit”, deklaroi ai.
Raportohet se Barnes i është bashkuar Newcastle Unitedit nga Leicesteri në një marrëveshje mbi 40 milionë euro.