Zyrtare: Milan Skriniar i bashkohet PSG-së si lojtar i lirë
Paris Saint-Germaini ka njoftuar se ka nënshkruar me ish-mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, si lojtar të lirë.
Përfaqësuesi i Sllovakisë Skriniar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Ligue 1 të enjten.
Qendërmbrojtësi iu bashkua parisienëve pasi marrëveshja e tij me Interin skadoi më 30 qershor.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. PSG-ja është ndër klubet më të fuqishme në botë me lojtarë të klasit botëror dhe me tifozë fantastikë”, tha Skriniar.
🆕✍️
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 6, 2023
Paris Saint-Germain are delighted to announce that Milan Škriniar has signed a five-year deal with the club.
The Slovak defender’s contract runs until 30 June 2028.#WelcomeŠkriniar https://t.co/4tlU6H52Zk
Ai tani ka nënshkruar marrëveshje ë do ta mbajë në Parkun e Princave të paktën deri në verën e vitit 2028.
Skriniar, 28 vjeç, ka qenë synim i kamotshëm i PSG-së dhe ka mundur t’i bashkohej verën e kaluar, sikur Interi të kishte pranuar ta shiste.
Ai tani është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së tij të re në përgatitjet për sezonin e ri në korrik.
PSG-ja do të shkojë në Japoni për përgatitje dyjavore, ku mbrojtësi sllovak do të takohet me bashkëlojtarët e tij të rinj dhe do të përballet me ish-klubin e vet Inter në një miqësore më 1 gusht.