Zyrtare: Mesut Ozil njofton pensionimin nga futbolli profesional - NACIONALE

Zyrtare: Mesut Ozil njofton pensionimin nga futbolli profesional

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Mesut Ozil ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv.

Pas një periudhë të gjatë në klubet e mëdha si Real Madridi dhe Arsenali, turko-gjermani përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se ka vendosur t’i varë këpucët në ‘gozhdë’.

Ai ka falënderuar të gjitha klubet dhe bashkëlojtarët, duke treguar se tani do të fokusohet tek familja.

"Përshëndetje të gjithëve. Pas konsiderimit, jam duke njoftuar pensionimin tim të menjëhershëm nga futbolli profesional. Kisha privilegjin që të jem në futbollin profesional për afro 17 viteve dhe ndihem tejet falënderues për këtë mundësi. Por në javët dhe muajt e fundit kam pësuar disa lëndime me të cilët më është bërë edhe më e qartë se ka ardhur koha që të largohem nga faza e madhe e futbollit".

"Ishte një udhëtim i mbushur me momente të paharrueshme dhe emocione, dua të falënderoj klubet - Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetin, plus bashkëlojtarët me të cilët u bëra miq".

"Falënderim i veçantë për pjesëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë. Kanë qenë pjesë e rrugëtimit që nga dita e parë dhe më dhuruan shumë dashuri dhe mbështetje gjatë kohës së mirë dhe të keqe".

"Faleminderit të gjithëve që më treguan shumë dashuri pavarësisht shkaqeve dhe pavarësisht klubeve që përfaqësoja. Tani jam duke shikuar për gjithçka që kam përpara, pra gruan time të bukur Amine dhe dy vajzat e bukura, Eda dhe Ela, por mund të siguroheni që do të dëgjoni nga unë kohë pas kohe në rrjetet sociale", shkroi ai.

Lajme të ngjashme