Zyrtare: Mason Greenwood kalon te Marseille - NACIONALE

Zyrtare: Mason Greenwood kalon te Marseille

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Mason Greenwood te Marseille.

Anglezi kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Getafe, ndërsa tani i është bashkuar përfundimisht gjigantit francez.

Mason Greenwood është larguar nga Man Unitedi dhe i është bashkuar klubit francez Olympique de Marseille”.

22-vjeçari që kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Getafe në Spanjë, ka zhvilluar 129 paraqitje dhe shënuar 35 gola për Unitedin që kur bëri debutimin në vitin 2019”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e 20 herë kampionit të Anglisë.

Greenwood kishte ofertë edhe nga Lazio, të cilët zyrtarisht njoftuan se ofruan 30 milionë euro, mirëpo s’ishte i interesuar për t’iu bashkuar klubit italian.

Përndryshe, Marseille ka paguar 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit dhe Unitedi do të ketë 50 për qind të fitimit në shitjen e parë.

Lajme të ngjashme