Zyrtare: Marco Verratti rinovon për katër vite me PSG-në - NACIONALE

Zyrtare: Marco Verratti rinovon për katër vite me PSG-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Marco Verratti ka rinovuar kontratën deri më 2026 me gjigantin francez, Paris Saint-German.

Përmes një komunikate zyrtare, PSG njoftoi se italiani i ka qëndruar besnik dhe do të qëndrojë në "Parkun e Princave" se paku edhe për katër vite.

"Paris Saint-German është e lumtur t'iu njoftojë rinovimin e kontratës së Marco Verrattit për dy sezone tjera. Italiani tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2026".

Lidhur me rinovimin për faqen zyrtare të klubit foli Verratti që deklaroi se ndihet shumë krenar.

“Është një krenari e madhe të zgjas kontratën time me Paris Saint-Germain. Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur kam ardhur në Paris, në këtë qytet që e konsideroj shtëpinë time të dytë”.

“Unë gjithmonë kam marrë shumë mbështetje nga klubi dhe tifozët që nga debutimi im dhe jam shumë mirënjohës për këtë. Ishte e qartë për mua që historia ime do të vazhdonte të shkruhet këtu. Shpresoj të fitoj edhe shumë trofe të tjerë me fanellën kuqeblu”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se rinovimi i kontratës së Verrattit është dëshmi e ambicieve të larta të klubit.

“Jemi shumë të lumtur që shohim Marco Verrattin të vazhdojë karrierën e tij të jashtëzakonshme në Paris Saint-Germain. Marco ka luajtur një rol qendror në historinë dhe suksesin e klubit gjatë dhjetë viteve të fundit, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij”.

“Rinovimi i Marcos është një dëshmi e rritjes së vazhdueshme dhe ambicieve të larta të klubit tonë. Ky është një lajm i mirë për Paris Saint-Germain dhe tifozët tanë”, përfundoi ai.

Gjatë 10 sezoneve në Paris, Verratti ka zhvilluar plot 398 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 48 asistime. Momentalisht është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në histori, vetëm prapa Jean-Marc Pilogret (435).

Lajme të ngjashme