Zyrtare: Marcelo pensionohet nga futbolli - NACIONALE

Zyrtare: Marcelo pensionohet nga futbolli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Marcelo e ka njoftuar pensionimin nga futbolli.

Braziliani që fitojë trofe të shumtë në karrierë ka vendosur t’i “varë këpucët” në moshën 36-vjeçare.

Përmes një video të bukur në rrjetin social “Twitter”, Marcelo falënderoi të gjithë si dhe njoftoi pensiomin.

“Përgjithmonë falënderues”.

Rrugëtimi im si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për gjithçka”, tha ai ndër të tjera në video.

Marcelo në fanellën e Real Madridit ka fituar 25 trofe të ndryshëm, përfshirë pesë herë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të La Liga-s.

Lajme të ngjashme