Zyrtare: Man United konfirmon blerjen e Andre Onanas nga Interi
Manchester United ka kompletuar blerjen e portierit Andre Onana nga Interi.
“Djajtë e Kuq” nënshkruan me kamerunasin nga skuadra italiane në një marrëveshje 50 milionëshe plus 5 milionë euro bonuse.
Përmes një komunikate zyrtare, Man United konfirmoi prurjen më të re i cili ka nënshkruar kontratë për pesë vite me opsion për një tjetër.
“Andre Onana i bashkohet Man Unitedit në një kontratë që zgjatë deri në qershor 2028, me opsion për një tjetër”.
That's his name 👇@AndreyOnana is United! 🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 20, 2023
Onana ishte fantastik edicionin e kaluar, duke ndihmuar Interin ta fitojë Kupën e Italisë si dhe regjistroi më së shumti “porta të paprekura” në Ligën e Kampionëve.
Ai tani do të ribashkohet me Erik ten Hag, me të cilin kanë pasur sukses të madht e Ajaxi ku fituan tre herë titullin e ligës dhe dy herë kupën.
Në karrierën e tij, Onana ka bërë 255 paraqitje për klube duke mbajtur portën e paprekur plot 104 herë.