Zyrtare: Man City transferon Omar Marmoush - NACIONALE

Zyrtare: Man City transferon Omar Marmoush

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City e ka kompletuar transferimin e sulmuesit së Eintracht Frankfurtit Omar Marmoush.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë, që nënkupton se do të qëndrojë te “Etihad” së paku deri në verën e 2029.

Marmoush ndër të tjera deklaroi se është shumë i emocionuar përmundësinë që të luajë nën urdhrat e Guardiolas.

“Kjo është ditë që nuk do ta harroj kurrë. Të nënshkruaj për Manchester Cityn, një ndër klubet më të mira në botë – është ndjenjë e mrekullueshme. Jam i kënaqur, familja ime është krenare dhe jemi të lumtur që jemi këtu”.

“Me Pep, lojtarët kanë gjithçka që iu nevojitet për t’u përmirësuar. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua kur kishim mundësinë për të ardhur këtu”.

“Nuk mund ta mohoj se edhe dua të fitoj trofe. City ka qenë klubi më i suksesshëm anglez për shumë vite, prandaj e di se po i bashkohem një kulture fituese. Dua ta mësoj nga stafi dhe bashkëlojtarët, që të jem i vlefshëm në këtë skuadër fituese”.

City ndërkohë thuhet se ka paguar rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e Marmoush.

Lajme të ngjashme