Zyrtare: Luis Enrique trajner i PSG-së
Paris Saint-Germain ka njoftuar se Luis Enrique ka marrë drejtimin, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Tekniku spanjoll do të jetë pasuesi i Christophe Galiter, i cili u shkarkua disa orë më parë shkaku i dëshpërimit në edicionin e kaluar, ku dështoi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës.
"PSG është e lumtur të njoftojë se Luis Enrique është trajneri i ekipit të parë, me spanjollin që nënshkroi kontratë dyvjeçare”, shkruhet në komunikatë.
🆕✍️
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 5, 2023
Paris Saint-Germain is delighted to announce that Luis Enrique has been named as its first team's new head coach, with the Spanish manager signing a two-year contract. 🔴🔵#WelcomeToParisLuisEnrique https://t.co/gyHvQx9ojO
Enrique ka qenë agjent i lirë që kur u largua nga pozita e përzgjedhësit të Spanjës, pasi u eliminuan nga Kupa e Botës “Katar 2022” duke u mposhtur nga Maroku.
Ndërkohë, Enrique deklaroi se është i lumtur që ta shijojë eksperiencën e re.
“Jam i lumtur që do t’i bashkohem Parisit për të shijuar një eksperiencë të re. Jam i emocionuar që të takoj njerëz të rinj, të jetojnë në qytet, të mësoj gjuhën e re dhe mbi të gjitha ta menaxhoj PSG-në”.
Tekniku katalunas mbahet mend për edicionin 2014/15, ku arriti t’i fitojë gjashtë trofetë e mundshme te Barcelona.