Zyrtare: Llapi transferon Leotrim Bekteshin nga Ballkani - NACIONALE

Zyrtare: Llapi transferon Leotrim Bekteshin nga Ballkani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Leotrim Bekteshi nga Ballkani.

Pavarësisht që ishte titullar te skuadra e Ilir Dajës, Bekteshi vendosi t’i bashkohet skuadrës së Llapit për edicionin e ardhshëm.

Me anë të një komunikate zyrtare, Llapi njoftoi marrëveshjen njëvjeçare me qendërmbrojtësin me mundësi vazhdimi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“𝗠𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗲𝘃𝗷𝗲𝗻 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻 𝗟𝗲𝗼𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗕𝗲𝗸𝘁𝗲𝘀𝗵𝗶

Kemi kënaqësinë t'iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.

Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

“Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.

Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t'i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.

“Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht”, shkroi klubi.

Lajme të ngjashme