Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan për tri vite me MOL Fehervar - NACIONALE

Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan për tri vite me MOL Fehervar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lirim Kastrati është larguar përfundimisht nga Legia e Varshavës për të nënshkruar me skuadrën hungareze, MOL Fehervar.

Kosovari pas një periudhe tejet të vështirë te skuadra polake është larguar disa ditë para se të mbyllet afati kalimtar veror, duke nënshkruar kontratë për tre vitet e ardhshme.

"Arrihet marrëveshja e plotë mes Legia Varshavës dhe klubit tonë ditën e hënë, Lirim Kastrati do ta vazhdojë karrierën në Vidi", shkruhet në komunikatën e klubit hungarez.

Lidhur me këtë transferim të realizuar ka folur edhe Kastrati për faqen zyrtare të klubit, ku tha se ka pasur disa oferta, por është i lumtur për këtë transferim.

"Disa klube më kontaktuan në periudhën e fundit, por Vidi doli të jetë opsioni më i mirë në të gjitha aspektet. Para se të pranoja ofertën e klubit, bisedova me drejtorin sportiv Istvan Salloi dhe kryetrajnerin Michael Boris dhe ishte shumë mirë që të dy donin të më transferonin".

"Një ndër gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të kesh besimin e klubit. Përpos këtyre dy specialistëve, gjithashtu bisedova me ish bashkëlojtarin tim, Mryto Uzuni për futbollin në Hungari dhe Vidi. Ndihet si një mundësi e mirë që të tregoj vetën, qëllimi im është të përformojë në nivel të lartë që trajneri i Kosovës të ketë besim prapë tek unë. Kam besim se ky do të jetë një sezon i suksesshëm me lojë të mira dhe shumë gola".

Ndërsa, drejtori sportiv i klubit Istvan Salloi beson se nënshkrimi i Kastratit do t'iu ndihmojë edhe më shumë në aspektin ofensivë.

"Në secilën çështje, ne donim shpejtësi në sulm. Me arritjen e Kastratit, që është një futbollist shumë i shpejtë, menaxhuam ta kryejmë detyrën".

"Një ndër fuqitë e tij është anësor me këmbën e djathtë që mund të rikthehet prapa dhe të dhurojë shumë asistime. Jam i sigurt se me arritjen e tij, ne kemi përparuar në aspektin ofensivë".

Ndërkohë, Kastrati do të mbajë numrin 10 në fanellë për tre vitet në vijim.

Lajme të ngjashme