Zyrtare: Lamine Yamal vazhdon edhe për tre vite te Barcelona - NACIONALE

Zyrtare: Lamine Yamal vazhdon edhe për tre vite te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka konfirmuar rinovimin e kontratës së sulmuesit të talentuar Lamine Yamal.

Spanjolli pavarësisht moshës së re ka fituar vendin në formacionin e Xavi Hernandezit, andaj edhe klubi ia rinovoi kontratën.

Me kontratën e re, Yamal do të jetë në “Camp Nou” deri më 2026 derisa i është vendosur klauzola e lirimit prej 1 miliard euro.

FC Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që e mban lojtarin te klubi deri më 30 qershor 2026, me klazuolë lirimi prej 1 miliard eurove”.

Lojtari nënshkroi kontratën të hënën në mëngjes në zyret e Joan Gamper, pranë presidentit të Barcelonës Joan Laporta, nënpresidentit Rafa Yuste, drejtorit përgjegjës Joan Soler si dhe drejtorit sportiv Anderson Luis de Souza “Deco”, shkroi klubi blaugranas.

Yamal thuhet se ka refuzuar kalimin te Manchester City gjatë verës për t’i qëndruar besnik Barcelonës.

Lajme të ngjashme