Zyrtare: Kristjan Asllani rinovon me Interin
Mesfushori Kristjan Asllani e ka rinovuar kontratën me Interin edhe për katër vite tjera.
Shqiptari para pak ditëve u lidh me një transferim te Paris Saint-Germain, sidoqoftë i ka hedhur poshtë këto spekulime duke rinovuar me “Neurazzurët”.
Përmes një komunikate zyrtare, Inter informoi tifozët se Asllani vazhdon të jetë pjesë e projektit afatgjatë, duke i dhënë kontratë të re, e cila do ta mbajë në “San Siro” së paku deri më 2028.
“FC Inter njofton për rinovimin e kontratës së Kristjan Asllanit. 22-vjeçari mesfushor do të vazhdojë të jetë lojtar i Neurazzurit deri më 30 qershor 2028”, thuhet ndër të tjera.
Inter 🤝 Asllani 🖤💙#ForzaInter #Asllani2028
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024
Ndërkohë, Asllani ka nisur ta fitojë vendin titullar te Interi, ku të dielën ishte nga minuta e parë në barazimin 1:1 ndaj Monzas.
Inter aktualisht renditet në pozitën e dytë në kampionatin italian me tetë pikë pas katër xhirove, duke pasur vetëm një më pak se lideri Napoli.