Zyrtare: Kolo Muani kalon te Juventusi - NACIONALE

Zyrtare: Kolo Muani kalon te Juventusi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka konfirmuar huazimin e sulmuesit Randal Kolo Muani nga PSG-ja.

“Bianconerët” e morën francezin për gjashtë muajt e mbetur, ndërsa nuk përfshihet ndonjë klauzolë blerje për fundin e sezonit.

“Randal Kolo Muani është lojtar i Juventusit! Sulmuesi i PSG-së i është bashkuar Bianconerëve në formë huazimi deri më 30 qershor 2025”.

“Juventusi njofton marrëveshjen me PSG-në për të drejtat e lojtarit Kolo Muani që është arritur për 1 milion euro, ndërsa bonuset mund të shkojnë deri në 2.6 milionë euro”.

“Shuma mund të rritet deri në një maksimum prej 2 milionë euro gjatë kohëzgjatjes së kontratës së lojtarit me arritjen e objektivave të mëtejshme së paraqitjeve”, njoftoi ndër të tjera skuadra italiane.

Ndërkohë, Juventusi tani pritet të provojë ta shet sulmuesin Dusan Vlahovic, me Arsenalin që vlerësohet si destinacioni më i mundur.

Lajme të ngjashme