Zyrtare: Joshua Zirkzee – lojtar i Man Unitedit
Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Joshua Zirkzee nga Bologna.
“Djajtë e Kuq” paguan mbi 40 milionë euro për shërbimet e holandezit, i cili ka nënshkruar kontratë për pesë vite, me opsion për një tjetër.
“Manchester United është i lumtur të njoftojë se Joshua Zirkzee i është bashkuar klubit”.
“Holandezi sulmues ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2029, me opsion për një tjetër vit”, thuhet në komunikatën e Man Unitedit.
Ready to make his mark 🔥
— Manchester United (@ManUtd) July 14, 2024
Joshua Zirkzee: welcome to Manchester United ❤️#MUFC
Zirzkee ishte golashënuesi më i mirë i Bolognas në Serie A sezonin e kaluar, duke iu ndihmuar të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Holandezi pas transferimit tha: “Pas diskutimeve me trajnerin dhe liderët e klubit, e di se e ardhmja e klubit do të jetë mjaftë emocionuese dhe mezi pres të luajë rolin në suksesin e Man Unitedit”.
“Jam person që jep gjithçka për fitore, jam gati për sfidën re, që të shkoj në një tjetër nivel në karrierë dhe të fitojë trofe”.