Zyrtare: James Maddison i bashkohet Tottenhamit - NACIONALE

Zyrtare: James Maddison i bashkohet Tottenhamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka kompletuar transferimin e sulmuesit James Maddison nga Leicester City.

Pasi “Dhelprat” ranë në Championship, Spurs arritën ta blejnë anglezin i cili ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme.

“Ne jemi të lumtur t’iu njoftojmë me transferimin e James Maddison nga Leicester City. Anglezi ka arritur marrëveshje me klubin që do të vazhdojë deri më 2028”, shkroi klubi anglez.

Maddison ishte një ndër dëshirat e Newcastle Unitedit, por në fund zgjodhi Totttenhamin, skuadër kjo që e bleu për 40 milionë funte.

Anglezi menjëherë do të jetë ndër lojtarët me pagën më të lartë te Tottenhami, pasi do të fitojë hiq më pak se 170 mijë euro për sezon.

Tani, skuadra londineze prioritet thuhet se e ka ta bind sulmuesin Harry Kane ta vazhdojë qëndrimin me anglezin që është gjithnjë e më afër largimit me Bayern Munichun si destinacioni i mundshëm.

Përndryshe, Tottenham ka dështuar të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane duke e mbyllur sezonin si pozitë e tetë në Premierligë.

Lajme të ngjashme