Zyrtare: Ivan Juric zëvendëson De Rossin te Roma
Roma ka njoftuar zyrtarisht se Ivan Juric është trajneri i ri, vetëm disa orë pasi befasisht njoftuan shkarkimin e legjendës së klubit, Daniele de Rossi.
Edhe pse De Rossi kishte nënshkruar vetëm kontratë të re në janar pasi zëvendësoi Jose Mourinhon, Roma vendosi ta shkarkojë shkaku i rezultateve negative.
Roma megjithatë shpejtë ka gjetur pasuesin, duke emëruar Juric, i cili së fundmi ishte agjent i lirë pasi nuk vazhdoi qëndrimin te Torino ndërsa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi nëse "Romakët" e sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.
Ivan Juric è il nuovo responsabile tecnico dell'#ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 18, 2024
📄 https://t.co/pNTrbkqsmz pic.twitter.com/jg58r6lPyW
Ai e njeh shumë mirë Serie A, ngase ka punuar në klubet si Mantova, Crotone, Genoa, Verona dhe Torino.
Tekniku kroat arriti te skuadra italiane këtë mesditë, ndërsa edhe kreu me sukses stërvitjen e parë te Roma.
Roma ka qenë shumë dëshpëruese këtë sezon, ku në katër xhirot e para ka regjistruar tre barazime dhe një humbje, derisa ia kanë dalë të shënojnë vetëm dy gola në proces.