Zyrtare: Ismet Munishi emërohet trajner i KF Dukagjinit - NACIONALE

Zyrtare: Ismet Munishi emërohet trajner i KF Dukagjinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

KF Dukagjini me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë emëruar Ismet Munishin në pozitën e trajnerit, për ta zëvendësuar të larguarin Armend Dallku.

Skuadra nga Klina nuk pati sezonin më të mirë të mundshëm në atë që lamë pas, duke përfunduar në vendin e shtatë, shumë larg nga skuadrat që siguruan kualifikimet për gara evropiane, dhe për këtë arsye Dallku ndau rrugët me klubin.

Munishi tani vjen në krye të skuadrës, me trajnerin që nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër që nga shkarkimi nga FC Ferizaj e Ligës së Parë.

Ai premtoi punë e përkushtim maksimal, duke kërkuar edhe mbështetje nga tifozëria dhe i gjithë qyteti.

Postimi i plotë i KF Dukagjinit

ZYRTARE: Ismet Munishi – Trajner i KF Dukagjinit.

Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.

Na prift e mbara, Ismet Munishi 🤝🏻
#forcaDukagjini 💚

Lajme të ngjashme