Zyrtare: Interi nënshkruan me yllin polak Piotr Zielinski
Interi e ka bërë zyrtarizimin e Piotr Zielinskit, duke e transferuar atë si lojtar të lirë, pasi yllit polak i skadoi kontrata në fillim të muajit me Napolin.
Reprezentuesi polak ra dakord për kushtet muaj më parë dhe vendosi të nënshkruajë një marrëveshje deri në qershor të vitit 2028.
Welcome 🇵🇱#ForzaInter #WelcomePiotr
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 6, 2024
Ai e kaloi praktikisht të gjithë karrierën e tij në Itali, fillimisht erdhi në ekipin e të rinjve të Udineses në vitin 2011, më pas me një periudhë huazimi te Empoli nga viti 2014 në 2016.
Zielinski u shit te Napoli për 16 milionë euro në verën e 2016 dhe qëndroi atje për tetë vjet, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Italisë.
Mesfushori mbushi 30 vjeç në maj dhe ishte pjesë e skuadrës së Polonisë që mori pjesë në EURO 2024, e eliminuar në fazën e grupeve.
So bright 😁✨#ForzaInter #WelcomePiotr pic.twitter.com/cjLlfxMZEH
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 6, 2024
Pas Zielinskit, radha e Taremit
Ai nuk do të jetë i vetmi lojtar i lirë që do të arrijë te Interi, pasi Mehdi Taremi ka përgatitur një lëvizje të njëjtë nga FC Porto.
Portieri i Genoas, Josep Martinez, bëri testet e tij mjekësore këtë javë dhe është në rrugën e duhur për të përfunduar një transferim për 13 milionë euro plus bonuse, te zikaltrit gjithashtu.