Zyrtare: Interi e “blindon” Nicolo Barellan - NACIONALE

Zyrtare: Interi e “blindon” Nicolo Barellan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter zyrtarisht ia ka rinovuar kontratën mesfushorit Nicolo Barellla deri në qershorin e vitit 2029, duke e bërë italianin më të paguar në Serie A.

Shumë raportime ka pasur që marrëveshja është arritur në afatin e janarit, gjatë rrugëtimit të suksesshëm në Superkupën e Italisë.

Mirëpo, zyrtarizimi u bë vetëm disa ditë para se Italia të nis Evropianin dhe thuhet se është shtyrë shkaku që Barella u bë baba për herë të katërt.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Barella tani do të fitojë 6.5 ,milionë euro për sezon, që me bonuset mund të shkojë deri në 7 milionë euro për sezon.

Kjo është rritja në kontratë që iu është bërë në krahasim me marrëveshjen e kaluar, ku fitonte 5 milionë euro për sezon.

Barella tani është italiani më i paguar në Serie A, duke kaluar bashkëlojtarin Alessandro Bastoni që fiton 5.5 milionë euro për vit dhe anësorin e Juventusit Federico Chiesa, që merr 5 milionë euro për sezon.

27-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2019 fillimisht si formë huazimi nga Cagliari, e më pas u aktivizua opsioni i blerjes prej 32.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme