Zyrtare: Inter konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Alexis Sanchez - NACIONALE

Zyrtare: Inter konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Alexis Sanchez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tani më është zyrtare, Inter ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Alexis Sanchez.

"Neurazzurët" para tre viteve nënshkruan me kilianin nga Manchester United, por koha e tij në "Giuseppe Meazza" nuk shkoi sipas planit shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Tani, përmes një komunikate zyrtare, Inter ka konfirmuar largimin e Sanchez.

"FC Internazionale Milan njofton se kemi arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin kilian Alexis Sanchez".

"Klubi dëshiron ta falënderojë Alexis për tre sezonet si Neurazzuri ku fitoi tre trofe si dhe i uron suksese të mbetura në karrierë", shkroi nënkampioni i Italisë në komunikatë.

Tre trofe brenda tre viteve

Nëse flasim për statistika, atëherë mund të thuhet se koha e Sanchez te Inter ishte sukses.

Brenda tre edicioneve në fanellën e "Neurazzurëve", kiliani arriti të fitojë tre trofe.

Në përgjithësi, ai zhvilloi 109 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar 20 gola.

Padyshim problemi kryesor i Sanchez te Inter ishin e lëndimet e shpeshta dhe të shumta, pasi në rastet kur ishte në top formë shpesh herë e dëshmonte kualitetin.

Kalimi te Marseille çështje orësh, marrëveshja është arritur

Brenda orëve të ardhshme, Sanchez do zyrtarizohet si futbollisti më i ri i gjigantit francez, Marseille.

Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit tashmë është arritur për dy vitet e ardhshme dhe siç raportohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ishte vendimtare që të realizohet një transferim i tillë.

Lojtari deri vonë u kërkuar nga Galatasaray, të cilët i ofruan 3 milionë euro për sezon, mirëpo raportohet se kiliani kërkoi 4 milionë euro në vit, prandaj edhe marrëveshja dështoi.

Marseille këtë afat kalimtar ka punuar mjaftë shumë me shpresën që të luftojë për pozitat e larta në tabelë, duke nënshkruar me lojtarë të njohur si Pau Lopez, Matteo Guendouzi, Arkadiusz Milik dhe Luis Suarez.

Lajme të ngjashme