Zyrtare: Fushë Kosova rikthehet në Superligën e Kosovës - NACIONALE

Zyrtare: Fushë Kosova rikthehet në Superligën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fushë Kosova zyrtarisht ka kompletuar rikthimin në Superligën e Kosovës duke fituar titullin në Ligën e Parë, grupi B.

Me barazimin e sotëm 2:2 në shtëpi ndaj Ramiz Sadikut, Fushë Kosova është kampioni i Ligës së Parë grupi B, duke lënë prapa Ulpianën.

Pas 26 xhirove, Fushë Kosova ka mbledhur plot 56 pikë, gjashtë më shumë se Ulpiana që edhe nëse i fiton të dy ndeshjet nuk ka shanse shkaku i ndeshjeve ndërmjet veti.

Për Fushë Kosovën padyshim kjo është arritja më e madhe në këto vitet e fundit, ku tani janë duke festuar pranë tifozëve “Pampurave” dhe duke pritur t’i marrin medaljet.

Këtë edicion, Fushë Kosova ka qenë dominuese në grupin B duke regjistruar 16 fitore, shtatë barazime dhe vetëm dy humbje, me një diferencë të golave +23.

Përndryshe, Fushë Kosova vendosi ta fitojë titullin shkaku që ndeshjen e fundit të sezonit e zhvillon si mysafir i Arbërisë.

Ulpiana në anën tjetër ka ende gjasa për t’u inkuadruar veçse fillimisht duhet ta mposht pozitën e dytë në Ligën e Parë grupi A, e pastaj edhe skuadrën e barazhit të Superligës së Kosovës.

Lajme të ngjashme