Zyrtare: Florent Muslija kalon te Freiburgu
Klubi gjerman Freiburg e ka kompletuar blerjen e mesfushorit me tipare ofensive Florent Muslija.
Ylli kosovar pas një gjysmë sezoni fantastik te Paderborn, bëri hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me Freiburgun.
Skuadra e Bundesligas përmes një komunikate zyrtare njoftoi afrimin e Muslijës.
“SC Freiburg ka nënshkruar kosovarin Florent Muslija nda SC Paderborn.
Ndërsa, Muslija deklaroi se mezi pret t’i njeh bashkëlojtarët e rinj.
“Isha në gjendje ta shijoja atmosferën në Europa Park në ndeshjen e Kupës që u përballem në vjeshtë. Tani mezi pres t’i njoh bashkëlojtarët e rinj dhe që të jap gjithçka për klubin”.
Në anën tjetër drejtori sportiv Joachen Saier shtoi se Muslija është një transferim perfekt për skuadrën gjermane.
“Florent është lojtar ofansiv që mund të luajë si në krahë ashtu edhe në qendër. Ka luajtur vazhdimisht mirë në divizionin e dytë për një kohë të gjatë dhe tani është gati të bëjë hapin e radhës”.
“Florent është i adaptuar në mënyrën teknike dhe do të jetë një kërcënim para golit. Jemi të lumtur që iu bashkua SC”, tha ai.
Der #SCF hat Florent Muslija verpflichtet! ✍️
— SC Freiburg (@scfreiburg) January 24, 2024
Alle Infos: https://t.co/tbv4N6Jef5 pic.twitter.com/GDi5sAiMm9
Muslija ka qenë pjesë e Paderbornit që nga viti 2022, ku ka zhvilluar 70 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 25 gola dhe dhuruar 14 asitsime.