Zyrtare: FFK e prezanton trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës në Ditën e Pavarësisë - NACIONALE

Zyrtare: FFK e prezanton trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës në Ditën e Pavarësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre muaj pasi përfundoi eksperienca e Primoz Glihës në krye të Kombëtares së Kosovës, FFK ka vendosur që ta emërojë trajnerin e ri. Këtë do ta bëjë në Ditën e Pavarësisë, kur Kosova feston 16-vjetorin e saj.

Ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Dardanëve, por emri më i përfolur është ai i Franco Fodës nga Gjermania.

FFK ka njoftuar mediat se nesër (e shtunë), do të bëhet prezantimi i trajnerit të Kombëtares.

Njoftimi nga FFK

Të nderuar/a

Ju njoftojmë se nesër (e shtunë), Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë prezantimin e përgjedhësit të ri të Kombëtares.

Prezantimi bëhet në orën 14:00 në hotel "Emerald"

Kush është Franco Foda?

E kemi parë që emri i tij ka qarkulluar më së shumti kohët e fundit, kur flitej se kush do ta merrte drejtimin e Kombëtares së Kosovës, kjo pasi i pari i FFK-së Agim Ademi kishte thënë se trajneri i ardhshëm do të jetë gjermanofolës.

Austria boss Franco Foda reveals he will quit after Scotland friendly

Foda ka një karrierë të pasur, si lojtar ashtu edhe si trajner.

Ai kishte luajtur në elitën gjermane, zvicerane dhe atë austriake gjatë karrierës së tij 18-vjeçare.

Teksa rolin e trajnerit e filloi me gjigantin austriak Sturm Graz, aty ku përfundoi karrierën si futbollist.

Vazhdoi në Gjermani, për ta drejtuar Kaisersaluternin, për t'u kthyer për herë të tretë te Graz.

Në nivel të kombëtareve ai udhëhoqi Austrinë për katër vite, teksa aventura e tij e fundit ishte te Zurich që nuk zgjati as një vit të plotë dhe qe dy vite nuk ka punuar me asnjë klub.

Foda si trajner ka udhëhequr skuadra të ndryshme në 635 ndeshje, nga të cilat ka fituar 286, ka barazuar 144 dhe ka humbur 205, amo 45.05% të ndeshjeve të fituara.

Sukesi më i madh i tij është triumfi në Kupë të Austrisë në sezonin 2009/10 dhe Bundesliga austriake 2010/11.

Lajme të ngjashme