Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Rapid Bukureshti
Rapid Bukuresht ka kompletuar transferimin e sulmuesit Ermal Krasniqi.
Skuadra rumune ka nënshkruar me yllin e tretë kosovar nga skuadra e CFR Cluj, në një marrëveshje për 1 milionë euro.
“Ermal Krasniqi është futbollisti më i ri i Rapidit. Rapid vazhdon të përforcohet në aspektin ofensiv, duke bërë transferimin e tretë në verë”.
Ndërkohë, Krasniqi deklaroi se dëshiron të fitojë kampionatin dhe të avancojë në Evropë.
“Jam i lumtur që kam arritur te Rapidi, tifozët janë të pabesueshëm. Më pëlqen atmosfera këtu në Giulesti dhe dua të luftoj për ta fituar kampionatin së bashku”, deklaroi kosovari.
Krasniqi nënshkroi kontratë për dy vite e gjysmë, me opsion për një tjetër vit.
Ndërkohë, edhe kampioni i Kosovës Ballkani ka fituar një vlerë shkaku që kishte 15 për qind në shitjen e parë të kosovarit nga Cluji.
Në këtë sezon, Krasniqi zhvilloi 12 paraqitje për Clujin në kampionat ku kontribuoi me dy asistime, derisa zhvilloi edhe dy paraqitje në kuadër të kualifikuesve për Ligën e Konferencës.
Ndër të tjera, Krasniqi ka reailzuar tre gola në grupet e Kupës së Rumanisë.