Zyrtare: Eden Hazard pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës - NACIONALE

Zyrtare: Eden Hazard pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, i ka thënë fund futbollit ndërkombëtar, duke u pensionuar nga Kombëtarja e Belgjikës, e pasuar nga një paraqitje e keqe e tërë skuadrës në Botërorin e Katarit, ku u eliminuan në grupe.

Hazard që nga transferimi i tij nga Chelsea në Real Madrid, nuk ka kaluar nëpër kohë të mira, duke u përballuar me lëndime të shumta dhe asnjëherë nuk arriti ta tregojë potencialin e tij të plotë.

Ndonëse te mbretërit luajti shumë pak, në kombëtaren belge ai ishte kapiten dhe startoi në dy nga tri ndeshjet e zhvilluara në grupe.

Belgjika dëshpëroi, duke u pozicionuar në vendin e tretë, pas liderit Maroku dhe vendit të dytë Kroacisë, të dy skuadrat u kualifikuan në çerekfinale.

Kjo formë e dobët e tyre nuk ishte shumë befasi, për shkak të gjeneratës së vjetër që patën në grumbullim, madje gjatë ndeshjeve të para të grupeve ishin skuadra më e vjetër në fushë në bazë të moshës mesatare.

Krejt kësaj i parapriu edhe prishja e raporteve në skuadër, ku ishte i përfshirë vetë Hazard me Leandro Trossard, Jan Vertonghen e Kevin De Bruyne, ndërsa si ndërmjetësues ishte Romelu Lukaku për të qetësuar gjakrat.

31-vjeçari që kur bëri debutimin e tij me kombëtaren e Belgjikës, u paraqit në 126 ndeshje, me karakter garues dhe jo-garues. Në përgjithësi bëri 126 paraqitje duke shënuar 33 gola e asistuar në 36 raste tjera.

Massive claim about Eden Hazard's Real Madrid future

Hazard tani do të kthehet në Real Madrid, por me shumë gjasë edhe atje do të jetë sezoni i fundit i tij, pasi ka dështuar vazhdimisht të tregojë atë se për çfarë është transferuar.

Lajme të ngjashme