Zyrtare: Drita nënshkruan me Albert Dabiqajn
Drita ka kompletuar transferimin e mesfushorit Albert Dabiqaj.
Futbollisti u largua nga Sport Club Gjilani për të nënshkruar me rivalin lokal.
Me anë të një video, Drita publikoi Dabiqajn që tani do ta mbajë numrin 14 në fanellë.
Drita ka kompletuar disa transferime në këtë afat veror duke u përgatitur për përballjen e rëndësishme ndaj Viktoria Plzen.
Pavarësisht paraqitjes fantastike në Evropë këto vitet e fundit, klubi gjilanas ende s’ka arritur fazën grupore dhe do ta ketë të vështirë ta arrijë këtë vit.
Përndryshe, Viktoria Plzen do ta pres Dritën më 27 korrik në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.