Zyrtare: Donis Avdijaj nënshkruan me Zurich
Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj i është bashkuar klubit zviceran Zurich, në një marrëveshje afatgjate të hënën, i cili është klubi i tij i gjashtë në dy vitet e fundit.
Avdijaj, 25 vjeç, kaloi te klubi i Superligës zvicerane nga Hartbergu i Bundesligës austriake për një shumë të pazbuluar, raporton Nacionale.
✍️🏼 Der 25-jährige Deutsch-Kosovare Donis Avdijaj wechselt per sofort vom TSV Hartberg aus der österreichischen Bundesliga zum #Stadtclub und unterzeichnet einen Dreijahresvertrag bis Sommer 2025.
— FC Zürich (@fc_zuerich) August 1, 2022
👉🏼 https://t.co/Ne3rlo9epm#fcz #NieUsenandGah pic.twitter.com/l4Sccn1oDx
Avdijaj nënshkroi marrëveshje trivjeçare me Zurich, e cila do ta mbajë atë në Letzigrund deri në verën e vitit 2025.
Ish-përfaqësuesi i Kosovës verën e kaluar kaloi te Hartbergu dhe i shënoi shtatë gola në 23 paraqitje gjatë sezonit të kaluar.

Drejtori sportiv i Zurich, Marinko Jurendic, e ka lavdëruar Avdijajn për aftësitë e tij ofensive, duke thënë se ai do të jetë një aset për trajnerin.
“Donisi ka aftësi të mëdha futbollistike. Ai mund të përdoret në pozita të ndryshme në sulm dhe ka po ashtu cilësi për të shënuar”, tha Jurendic.
Avdijaj ishte ndër lojtarët më të talentuar të Kosovës, çfarë ndodhi me të?
Donis Avdijaj, i lindur në Gjermani, ishte njëri ndër futbollistët më të talentuar me prejardhje nga Kosova dhe e kishte përfaqësuar Gjermaninë në disa grupmosha para se të ndërronte aleancë për t’iu bashkuar Kosovës.
25-vjeçari është prodhim i akademisë së klubit gjerman Schalke dhe pas diplomimit të tij atje raportohej se gjigantë evropian si Juventus, Arsenal dhe Manchester United kishin shprehur interesim për shërbimet e tij në atë kohë.

Por mungesa e disiplinës ka ndikuar që karriera e tij të marrë teposhtën dhe ai të mos gjejë rehati në asnjë klub deri tani.
Ai e përfaqësoi Kosovën në vetëm gjashtë ndeshje, duke i shënuar dy gola, nga viti 2017 deri në vitin 2018 dhe që pre atëherë nuk është ftuar kurrë më.
Kjo është për shkak se Avdijaj nuk ka pasur vazhdimësinë në nivel klubi.
Karriera e tij nisi të pësoi rënie drastike në vitin 2019 kur klubi holandez Willem II e përjashtoi duke ia ndërprerë kontratën njëanshëm për shkak të mungesës së disiplinës.
Që prej atëherë, nga Willem II, pa klub, në Heart of Mild., pa klub në FC Emmen, në AEL Limassol, në TSV Harberg, në Zurich. Avdijaj i ka ndërruar shtatë klube dhe nuk ia ka dalë ta përfundojë një sezon të plotë në një klub të vetëm.