Zyrtare: Donat Rrudhani huazohet nga Young Boys te skuadra zvicerane
Mesfushori Donat Rrudhani ka kompletuar huazimin te Lausanne-Sport nga skuadra zvicerane Young Boys.
Pavarësisht që sa nisi të luante më shumë minuta dhe kontribuoi edhe me gola, kosovari është huazuar për pjesën e mbetur të sezonit te klubi që renditet në pozitën e parafundit në tabelë.
Përmes një komunikatë zyrtare, Lausanne-Sport konfirmoi prurjen e Rrudhanit.
“Lausanne-Sport është i lumtur të njoftojë prurjen e Donat Rrudhanit. Mesfushory, dy herë u ftua nga kombëtarja e Kosovës është në formë huazimi deri në fundin e sezonit nga Young Boys”, shkruhet në komunikatë.
🆕✍🏼
— FC Lausanne-Sport (@lausanne_sport) February 6, 2024
🇽🇰 International kosovar, 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐑𝐫𝐮𝐝𝐡𝐚𝐧𝐢 rejoint le FC Lausanne-Sport en prêt jusqu’à la fin de la saison en provenance de @BSC_YB.
Bienvenue Donat 🔵⚪️#AllezLausanne #BienvenueDonat pic.twitter.com/no0FJRGf4f
Rrudhani kaloi te Young Boys në vitin 2022 nga skuadra e Aaraut, kurse këtë sezon zhvilloi 13 paraqitje duke realizuar dy gola ndaj GC dhe Yverdonit.
Ndërkohë, s’është raportuar për mundësinë e ndonjë opsioni të blerjes që në fakt do të ishte edhe hap mbrapa në karrierë.